Krahas veriut, i cili ka mbetur ‘i paralizuar’ nga stuhitë e dëborës, moti i keq ka krijuar problematika edhe në juglindje të vendit.
Raportohet se reshjet me intensitet të lartë të dëborës dhe ngricat kanë bllokuar qarkullimin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.
Janë siguruar pamjet ku shihen radhë kilometrike të mjeteve, ndërkohë që është bllokuar lëvizja e mjeteve.
