Bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd–Qafë Thanë, Policia drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë është bllokuar përkohësisht. Policia Rrugore e Elbasanit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin zyrtar, Policia rekomandon përdorimin e aksit alternativ Maliq–Lozhan–Elbasan, si rrugë kalimi për të garantuar vijimësinë e lëvizjes.

Autoritetet rrugore theksojnë se do të informojnë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim të ri dhe për momentin e rihapjes së qarkullimit në këtë aks.