ELBASAN, 13 tetor 2025 – Edhe pse sezoni turistik ka përfunduar, trafiku vijon të jetë i rënduar në disa nga akset kryesore të Elbasanit, sidomos në segmentet Tiranë–Elbasan dhe Elbasan–Bradashesh.
Mbyllja e një pjese të autostradës Vorë–Durrës ka ndikuar gjithashtu në rritjen e fluksit të automjeteve që kalojnë në drejtim të Elbasanit dhe Tiranës.
Si pasojë, në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë regjistruar vonesa dhe ngarkesa të konsiderueshme në qarkullim, duke krijuar probleme për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
