Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ardhshëm.
Këtë lajm e bëri të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, gjatë onferncës për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Blinken tha se 31 aleatët së shpejti do të bëhen 32 dhe do të sjellin përvoja dhe aftësi të ndryshme.
“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Trupat shqiptare ndihmojnë për të ruajtur paqen në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO. Muajin e arhshëm do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 sjellin përvoja dhe aftësi të ndryshme, por secili ka të njëjtin angazhim që të ndihmojmë njër tjetrin dhe të sakrifikojmë. Vitet e fundit çdo vend i NATO ka rritur përqindjen për mbrojtjen në 2% të PBB, ndaj dhe aleanca sot është edhe më e fortë falë kësaj. Ne jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar për të mbajtur detyrimet e saj”, u shpreh ai.
Gjithashtu, sekretari amerikan u ndal edhe te ndërtimi i bazës detare të NATO-s në Portin e Durrësit.
“Kur bëhet fjalë për bazën detare në Portin e Durrësit, kjo është diçka që ne e kemi diskutuar dhe do ta vazhdojmë ta diskutojmë përmes NATO-s dhe planit për vendosjen e aseteve”, theksoi Blinken.
