Beccheti paralajmëron se do të çojë në Strasburg marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Biznesmeni italian Francesco Beccetti, i cili fitoi gjyqin ndaj qeverisë Rama, ka paralajmëruar se marrëveshjen me emigrantët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

Becchetti, i cili fitoi gjyqin me një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh në gjyqin me qeverinë shqiptare, ka informuar qeverinë italiane mbi përpjekjet e tij  për sekuestrimin e shume që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët, në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023.

Ai ka informuar se do të paraqesë një apel në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian, duke deklaruar se norma është një akt shumë i rëndë arbitrariteti, ndaj personit dhe i paligjshëm.

“Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, sipërmarrësi italian ka informuar presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane, se do te kërkojë ne rruge gjyqësore qe të sekuestrohen të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë qeverisë shqiptare për paktin e emigranteve”, shkruajnë mediat italiane.