Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Lushnjës, nën akuzë për kultivim lëndësh narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë babë e bir dhe dy të afër më të tyre ,të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë 87 bimë narkotike kanabis sativa.
“Blutë” asgjësuan nëpërmjet djegies bimër narkotike, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”.
Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.
Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).
Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.
Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
