Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.
Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
