Ishte i dehur dhe bie nga një lartësi 3 m, 50-vjeçari në Gramsh përfundon në spital.
Më datë 04.04.2024, rreth orës 20:20, në Spitalin Rajonal Gramsh, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi B. T., 50 vjeç, banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, aksidentalisht ka rënë nga një lartësi rreth 3 metra. 50-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
