GREQI-Një punëtor 39-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës në fshatin Pyrgetos të Larisës . Sipas burimeve mediatike, punëtori me origjinë shqiptare, ishte duke punuar në një çati.
Shkaqet e rrëzimit tragjik të punëtorit ende nuk janë mësuar. Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.













