Bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, ndërron jetë61-vjeçari

Bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, ndërron jetë61-vjeçari.

Fatmir Haxhiu ka humbur jetën pasi ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rëndat. Bëhet me dije se 61-vjeçare është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet. Gjithashtu policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj makinerie të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.