Besimtarët në Elbasan falën Kurban Bajramin

Mijëra besimtarë myslimanë kryen sot ritin e faljes së Kurban Bajramit në Sheshin Gensher në qendër të Elbasanit.
Imamë dhe teologë mbajtë fjalimet e rastit duke përcjellë mesazhe nga libri i Shenjtë i Kuranit.
Fjalimi i rastit u mbajt nga myftiu Agim Duka i cili mes të tjerash u shpreh se Kurban Bajrami është festa e sakrificës dhe devotshmërisë që i afron më shumë njerëzit me Allahun.
Pas ritit të faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për shëndet mbarësi e begati në familje.
Myftinia kishte organizuar një pritje për autoritetet, qytetarët dhe përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare që ekzistojnë në Elbasan.
Ceremoni faljeje u zhvilluan edhe në bashkitë e tjera të qarkut.
Elbasani është një nga qytetet ku besimi mysliman dominon ndjeshëm ndaj besimeve të tjera.