Berisha futet në selinë blu, Basha në sallën përballë tij në mbledhje me kryesinë

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është futur për herë të dytë në selinë blu, i pranishëm në godinë ka qenë edhe krydemokrati Lulzim Basha.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije se Basha ka mbledhur disa nënkryetarë të Partisë Demokratikë dhe kryetarët e degëve.

Ndërkohë në sallën përballë tij, Berisha është pozicionuar bashkë me Komisionin e Përkohshëm për Rithemelimin e PD. Pas një mbledhje që ka zgjatur pak minuta pa praninë e medias ka nisur edhe konferenca me gazetarët.