Bëri telefonatë të rreme në policinë e Elbasanit, procedohet penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit V. M., 47 vjeç, për veprën penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.