Belsh – Vijojnë fenomenet karstike, fundoset toka pranë një banese

Fenomenet karstike në zonën e Belshit vijojnë të shfaqin probleme serioze për banorët. Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një tjetër rast fundosjeje toke, ku është hapur një gropë rreth 10 metra e thellë dhe me përmasa afërsisht 6 metra me 6 metra. Ngjarja ka ndodhur vetëm 6 metra larg banesës së Behar Canit, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për stabilitetin e shtëpisë dhe sigurinë e familjes.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë institucionale. Ata i bëjnë thirrje Institutit të Gjeologjisë që të kryejë verifikim në terren, të vlerësojë situatën dhe të japë rekomandimet e nevojshme për parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

Pamjet e gropës së krijuar tregojnë qartë përmasat e ngjarjes dhe shqetësimin e banorëve të zonës.

Postimi i banorit të zonës, Shefqet Hysa: