Belsh/ I dëmton banesën për motive pronësie, nis procedimi për 66-vjeçarin

Cërrik, 25 Tetor 2025 —

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. P., 66 vjeç, pasi është kallëzuar nga xhaxhai i tij se i ka dëmtuar banesën e pabanuar në fshatin Belsh, për motive pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.