Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë person nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Për News24, SPAK u shpreh e rezervuar të japë informacione, duke thënë se: “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Mwsohet se Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.

Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022.

Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019.

Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.