Të enjten Elbasani feston titullin kampion në kategorinë e parë në futbollin kombëtar dhe pas shumë vitesh ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të festojnë këtë event të rëndësishëm Bashkia Elbasan dha një njoftim për datën 9 Maj.
NJOFTIM
“Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (i ndryshuar), në ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (i ndryshuar), në VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (i ndryshuar), në VKM nr.1096 datë 28.12.2015 “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”, në ligjin nr. 8378 datë 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), kerkojmë të merren masa:
Për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në qytet në datën 09.05.2024 ora 16:00 deri ne oren 24:00, në segmentin e rrugës “Aqif Pasha”, nga Stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit ” .
Të enjten Elbasani feston titullin kampion në kategorinë e parë në futbollin kombëtar dhe pas shumë vitesh ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Për tu dhënë mundësi qytetarëve të festojnë këtë event të rëndësishëm për qytetin, të enjten në 9 Maj bulevardi Aqif Pasha do të bllokohet për qarkullimin e mjeteve. Pas ndeshjes me Bylis, skuadra AF Elbasani do të parakalojë në bulevardin e qytetit së bashku me sportdashësit.
Ju faleminderit!” – thuhet në njoftim.













