Bashkia Bulqizë është treguar shumë kursimtare në një investim që e ka publikuar vetë në rrjetet sociale. Duke njoftuar shtrimin e rrugës malore, bashkia deklaroi se ajo ka mundësuar materialet ndërsa investimin e kanë bërë vetë banorët. Por duket se materialet kanë qenë aq të pakta nga bashkia sa banorët kanë shtruar vetëm kalimin e rrotave të makinës.
Statusi i bashkisë Bulqizë
Një bashkëpunim i ngushtë midis Bashkisë Bulqizë dhe banorëve të lagjes Zoge në Dragu rezultoi me shtrimin e rrugës malore të kësaj zone.
Shtrimi i kësaj rruge, mjaft problematike për kalimtarët, sidomos në periudha me reshje, u mundësua falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar midis Bashkisë Bulqizë dhe vetë banorëve.
Teksa bashkia mundësoi bazën materiale të nevojshme, vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës.
#BashkiaBulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara.
Ky investim ka marr reagim të madh në rrjetet sociale. Një prej gazetarëve të njohur të ekonomisë Klodian Tomorri ironizon investimin gjysmak.
“Futeni tek guidat turistike kete rrugen qe ka bere Bashkia e Bulqizes dhe marketojeni ne CNN se po nuk pati me shume vizitore se Koloseu i Romes, po ca te me thuash.
Do vijne turiste nga e gjithe bota. Nuk kane nevoje te shkojne deri ne xhunglen e Amazones per te pare fiset primitive, kur i kane ne mes te Europes” perfundon gazetari.
