Janë zbardhur deklarata nga rezoluta që po prezanton kryetari i Partisë Demokratike para anëtarëve të këshillit Kombëtar të PD-së, mbledhje e cila ka vetëm pak minuta që ka nisur, Kryetari i PD-së, ka thënë se dje u themeluar organizata e parë anti-amerikane, në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës.
‘Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës. Rezoluta dënon lëvizjen e djeshme; afirmon 18 dhjetorin; mbështet kryetarin; kryesinë; Grupin Parlamentar.’- tha Basha.
