Basha i ka kyçur derën e selisë, Berisha i kujton se ka nisur numërimi mbrapsht: Edhe 2 ditë!

Një përfaqësi e komisionit të rithemelimit të PD-së ishin sërish sot për të tentuar të hyjnë në seli por i kanë gjetur sërish dyert e mbyllura.

E ndërkohë që përfaqësuesit e Grupit të Rithemelimit po flisnin për mediet në oborrin e selisë, Lulzim Basha qëndronte i ulur në lokalin brenda ambienteve të selisë.

Nga ana e tij ish kryeministri Sali Berisha i kujton Bashës se i kanë mbetur edhe dy ditë dhe fton demokratët

“Me 8 Janar te gjithe demokratet dhe demokratët e PD-së në proteste para Selisë së PD. Jo Bunker i Pengut por Shtëpi e Demokratëve! ” shkruan Berisha.