Balla flet për rastin e Durrësit: hetimet çuan në pistë tjetër nga tik-tok, por

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 28: In this photo illustration, a TikTok logo is displayed on an iPhone on February 28, 2023 in London, England. This week, the US government and European Union's parliament have announced bans on installing the popular social media app on staff devices. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Ministri I Brendshëm Taulant Balla theksoi se po përgatitet një ligj i posaçëm për këtë fenomen dhe po koordinohen me shkollat dhe shoqërinë që të bllokohet në kohë çdo lloj faqjeje që përbën problem.
“ Ne do të rrisim komunikimin tonë si Polici Shteti me shkollat, me të gjithë shoqërinë dhe po ashtu koordinimin me prokurorinë në mënyrë që të bllokojmë çdo lloj faqe që përbën problem.
Ndërkohë po hulumtojmë përgatitjen e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë që është shfaqur dhe që ka ankesa nga qytetarët.
Rasti i Durrësit, edhe pse hetimet çuan në një pistë tjetër, ishte një alarm dhe një rast që kërkon që ne të rrisim dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor për t’u përballur me këtë fenomen’.

Pyetjes a do të ketë rrokadë drejtorësh pas analizave në rrethe Balla u pergjigj se ndryshimet tek ne janë të përditshme dhe këto ndryshime nuk bëhen me aksion kombëtar, as me fushata, por në varësi të realizimit të detyrave që ka çdo drejtor. Çdo drejtues i Policisë së Shtetit e di fare mirë kur duhet të ikë dhe kur duhet të qëndrojë.