ÇEKI – Në prononcimin për emisionin “KUQEZI” në SuperSport, fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit të tij që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme, festës dhe bisedës me babanë e tij.
Goli më i bukur i karrierës?
“Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë kështu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë si sot. Kemi shumë kualitet në skuadër, duhet të shfrytëzonim rastet. Çekia është skuadër fizike. Nuk kishim shumë raste, por i shfrytëzuam ato raste që kishim”.
Çfarë mungoi në ofensivë?
“Futbolli kështu është, një rast një gol. Të përmirësojmë ato gjëra që nuk kemi bërë shumë mirë”.
Roli në fushë?
“Jam i lumtur. Ndihem shumë mirë pas sulmuesit. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, të vazhdojmë kështu”.
A e ndjen besimin e trajnerit Sylvinho?
“Ai më ka ndihmuar shumë mentalisht. Kam shumë vetbesim me Sylvinhon. Duhet të vazhdoj kështu, që të ndihmoj sa më shumë skuadrën.
Goli?
“E festova golin me babin, i thashë që të dua shumë. Shpresoj të shënoj edhe ndaj Polonisë”, u shpreh 24-vjeçari nga Tetova.
