“Është një pasuri e konsiderueshme që i garanton një jetesë komode, është një akt vullneti mes dy palëve që tregon një lloj mirëkuptimi që ka shoqëruar gjithë procesin e ndarjes deri në këtë moment. Shkaku nuk lidhet me kushtet e marrëveshjes, gjithçka ka lindur nga një situatë banale me ish-vjehrrin”, tha ai.
Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit, ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.
Por pas ngjarjes së fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja, duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.
“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati
