Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafë Plloçë–Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe për kryerjen e veprimeve hetimore.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.













