Video /Automjeti merr flakë në lëvizje në autostradën Fier-Tiranë, shpëton mrekullisht shoferi (foto)

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në aksin që lidh qytetin e Fierit me autostradën Fier-Tiranë.

Drejtuesi mjetit Tip “Mercedes Benz” ka ndaluar mjetin dhe ka njoftuar shërbimin zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Në vendgjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, i cili ka shkaktuar vetëm deme materiale.