Një atentat dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e së enjtes.
Në drejtim të një makine është qëlluar me armë zjarri.
Paraprakisht dyshohet për katër të plagosur.
Autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.
Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten për momentin të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
