ANGLI – Në këtë mbërmje të çerekfinaleve të Europa League është Atalanta kryefjala e mbërmjes me surprizën e madhe që bëri në “Anfield” duke mundur Liverpool me shifrat e pabesueshme 0-3. U duk se gjithçka do të ishte e thjeshtë për skuadrën e Klop që është në garë për titullin në Premier League por realiteti foli ndryshe përballë bergasmaskëve që nuk janë as në zonën Champions në Serinë A.
Në minutën e 38-të Zabakosta dhuron një asist për Skamakën i cili me një goditje jo me shumë pretendime përfiton nga gabimi i portierit të Liverpoolit.
Me fillimin e pjesës së dytë u prit reagimi i Liverpool por është sërish Atalanta që shënon golin e dytë me të njëjtin autor, me një superkoordinim këtë here në minutën e 61-të.
Në mbyllje të ndeshjes Italianët i japin një goditje të forte knockouti djemve të Klop me golin e tretë, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në gjysmëfinale, cili do të zyrtarizohet pas 1 jave në Itali.













