Elbasan, 20 Janar 2026 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasit H. E., 48 vjeç, i cili më parë mbahej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale të këtyre rasteve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













