Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Elbasan, 2 nëntor 2025 – Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., 21 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Policia njofton se ndaj të riut janë kryer procedurat ligjore dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.