Arrestohet në flagrancë burri që d*hunoi gruan në Cërrik. Procedohen 3 të tjerë pasi rrahën njëri-tjetrin me grushta e sende të forta

Arrestohet në flagrancë burri që d*hunoi gruan në Cërrik. Procedohen 3 të tjerë pasi rrahën njëri-tjetrin me grushta e sende të forta.

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

Referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 30 vjeç, M. T., 27 vjeç dhe V. Ç., 27 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.