Arrestohet në Elbasan një person i shpallur në kërkim për narkotikë

Elbasan, 18 mars – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Policia e Shtetit kanë kapur dhe vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim.

Në pranga ra shtetasi I. F., 45 vjeç, banues në Elbasan, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.