TIRANË- Këngëtarja e njohur për publikun si Enca, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. ‘Euroneës Albania’, bën të ditur se Ruenca Haxhiaj, 27-vjeç, akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Forcat e komisariatit nr. 1 kanë zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash. Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje.
