Vazhdojnë denoncimet e dhunës në familje.
Ndërkohë policia zbaton rreptësisht ligjin për raste të kësaj natyre.
‘Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 12 vjeçe. Bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’ njofton policia Elbasan.