VIDEO/Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës (emri)

Autori i vrasjes me thikë në Durrës, Ilir Koçilja, ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Koçilja është zënë fillimisht me 40-vjeçarin Halil Koka dhe më pas e ka goditur me thikë. Ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit.

Shkaqet e sherrit nuk dihet ende./abcnews.al