Arrestohet 36-vjeçari në Peqin për kultivim bimësh narkotike

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin M. K., 36 vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Masa e sigurisë është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.