Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 25 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
