Aksidentoi këmbësorin në autostradë, arrestohet i riu kosovar.
‘Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.