Arrestohet 20-vjeçari që përplasi makinën me kamionin në aksin Elbasan-Librazhd.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi G. T., 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi A. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve.
