Arrestohen në flagrancë drejtues mjetesh pa leje në Gramsh dhe Cërrik

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 34 vjeç, dhe A. C., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjete pa leje drejtimi. Gjithashtu, shtetasit L. L., 26 vjeç, dhe Xh. M., 26 vjeç, u ndaluan pasi automjeti që drejtonte L. L. pa leje u përplas me një tjetër automjet, ku u lëndua drejtuesi F. Ç., 58 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Xh. M. dha deklaratë të rreme për rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.