Nje megaoperacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kesaj të premte në Durrës.
Dhjetëra forca të policise së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kryen disa arrestime.
Mes të arrestuarëve janë Xhevdet Plaku dhe gjashtë persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë.
Plaku ishte arratisur nga burgu në Itali janar të këtij viti.
Operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës. Burime nga policia e Durrësit thonë se janë shoqëruar një numer i madh personash, ndërsa në oren 10.00, Drejtoria e Policise së Durrësit do të dalë në një konferencë për shtyp.
