Arrestohen 50 persona dyshuar si shërndarës droge në Fier

Në vijim të operacionin “Tempulli”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar 50 shtetas si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike, armë të ftohta, fishek dhe telefona. Ndërkohë policia vijon punën e saj për goditjen e këtij fenomeni.

Në Lushnjë është arrestuar Dritan Bega,kreu i grupit që kryenin furnizimet kryesore të drogërave të ndryshme të këtij qyteti. I dënuar dy herë për veprën penale të prodhimit, shitjes dhe shprëndarjes së drogës.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar 50 shtetas nga të cilët, për datën e sotme 22.01.2024:

– Persona të arrestuar 20

– Gjendje të lirë 8

– Kërkim 2

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 820 gram cannabis sattiva

– ⁠15 ml vaj canabisi

– ⁠116 gramë kokain

– ⁠2 gramë Heroinë

– ⁠2 thika

– ⁠25 fishek model 54

– ⁠mjete 17

– ⁠telefona 34

Vijon puna për goditjen e këtij fenomeni