GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Oficerët e BKH-së e kanë marrë nga zyra Veliajn dhe e dërguan, tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Masa për të është caktuar nga gjyqtari, Erjon Bani.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.














