TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga dosja e prokurorisë.
Lala tha se deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.
Sipas gazetares, deputetja ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt dhe dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve është aktualisht një “person nën hetim” nga prokuroria.













