ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit, pasi padia kundër Barjamit është ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin e tij pranë kësaj prokurorie.
Barjami është arrestuar ditën e shtunë, pas një debati që ka pasur me prokurorin Gjergj Ceka në seancë gjyqësore. Bajrami u lirua vetëm ditën e djeshme nga burgu, pas urdhërit të Prokurorisë së Elbasanit, për shkak se çështja mori përmasa mediatike
