Arrest për ndërtim të paligjshëm në Rrasë të Belshit

Elbasan, 19 Shtator 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit S. B., 37 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa leje një objekt në fshatin Rrasë, me qëllim përfitimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.