Arratisja si në “FILMA” e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit “PRANGOS” 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri!

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali i Durrësit.

Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri dhe zëvendës shefi i komanduar i policisë.

Bëhet fjalë për:

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

-Violeta Uka

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit.

Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet.

Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip ‘Audi” me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet.

Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.