Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen 3 punonjës të burgut

LEZHË- Tre punonjës të burgut Shënkolli në Lezhë janë arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze. Mësohet se në pranga kanë rënë Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha. Kjo e fundit është shtruar në spital, pasi pas ndalimit ka shfaqur probleme shëndetësore.

Gjithashtu ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj.

Ndërkohë, pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë eurosh të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit që u arratis ditën e djeshme nga qelia.