Çështja U shqyrtua nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.
Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, pas pezullimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, sot më datë 09.03.2026 disponoi për çështjen penale nr. 5 akti, datë 10.02.2026 regjistrimi, si vijon:
1. Miratimin e vendimit nr. 18, datë 19.11.2025 dhe të vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me ankimin e ankueses B.B edhe për sa i përket caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
U shpall në Tiranë më datë 09.03.2026.













