Anna Lika dhe Bjordi Mezini bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vogëlushes së porsalindur

Aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë!

Ditën e sotme ata janë bekuar me një vajzë, të cilën zgjodhën ta pagëzonin me emrin Marvel. Dyshja kanë postuar një foto të vogëlushes, ku duket vetëm dora e vogël dhe një pjesë e fytyrës.

“Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm të të quajmë ashtu, mrekulli. Mirë se erdhe në jetë Marvel Mezini. Mami dhe babi mezi po të prisnin”- shkruan Anna krah fotos.