Ancelotti e vlerëson si ‘më të mirin në botë’

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar portierin belg Thibaut Courtois, duke e kosideruar atë si më të mirin në botë.

SPANJE – Vlerësimi i trajnerit italian vjen pas paraqitjes së jashtëzakonshme të portierit belgut në fitoren 3-1 të Real Madridit në Champions League ndaj Stuttgart në Santiago Bernabeu.

Courtois bëri gjashtë pritje të rëndësishme për të fituar çmimin MVP të ndeshjes, duke forcuar statusin e tij si një nga portierët më të mirë në botë.

“Thibaut Courtois? Epo, ai është më i miri në botë për momentin”,- deklaroi Ancelotti.

Tekniku italian, i cili ka punuar me shumë portierë gjatë karrierës së tij, përsëriti admirimin e tij për Courtois.

“Kam pasur portierë të shkëlqyeshëm në karrierën time, por tani Thibaut është më i miri, sigurisht”, ka shtuar më tej Ancelotti.